Vizita e Ambasadorit të OSBE-së në Serbi

Në vazhdën e takimeve të Shkëlqësisë së Tij Jan Braathu, ambasador i OSBE-së në Serbi, në komunat Preshevë dhe Bujanoc, patëm nderin që edhe ne ta kemi mysafir në Qendrën Kreative Livrit. Së bashku u dakorduam që vetëm me angazhimin e ndërsjelltë të gjitha palëve mund t’i zgjidhim të gjitha çështjet që na preukupojnë neve të rinjëve, por edhe komunitetin tonë. Gjithashtu, aktivistët tanë shpalosën planet dhe synimet e organizatës sonë, si dhe morrëm premtim që në të ardhmen bashkëpunimi të vazhdojë sikur deri tani.