Your alternative space
in the heart of
Presheva!

LIVRIT

Organizata jonë ka për qëllim avancimin e pozitës së të rinjëve në vendin tonë. Ne zhvillojmë projekte të natyrës kulturore, artistike dhe edukativo-arsimore, njëherit duke bashkëpunuar me organizata të ndryshme në nivel rajonal dhe ndërkombëtar. Aktivitetet, projektet, punëtoritë që zhvillohen brenda organizatës janë urë kyçe për zhvillimin, avancimin dhe përmirësimin e komunitetit në Preshevë. Livrit-i kontribuon për komunitetin me komunitetin. Zbuloni veten përmes misionit tonë!

QENDRA KREATIVE

Hapësirë publike e pajisur me mjete të mundshme ku secili i ri ka mundësi qasjeje dhe shfrytëzimi të hapësirës. Ne besojmë në imagjinatën dhe kreativitetin të çdo të riu në komunitetin tonë. Zyrja është edhe një qendër informuese ku për qëllim ka informimin dhe udhëheqjen apo drejtimin e qytetarëve rreth gjërave të cilat ata hasin vështirësi apo kanë nevojë ndihmë në fusha të caktuara.

Aktivitetet

Mundësitë

LIBRAT

Brenda Livritit-it mund të gjeni librarinë tonë me një koleksion të madh të librave të zhanreve të ndryshme, që çdo ditë numri I tyre rritet falë komunitetit tonë që dhuron pa kushte. Ato nuk kanë çmim dhe mund të shfrytëzohen vetëm në hapësirat e Livrit-it.

EVENTET

Përveç eventeve tona, Livrit-i i mbështet artistat e rinj duke u ofruar atyre hapësiren në shfrytëzim pa pagesë për promovimin e artit të tyre në forma të ndryshme: promovim të librave, ekspozita personale, muzikë, projektim të filmave, diskutime etj.

KLUBET

Idetë e të rinjëve të rrënjosura thellë në vete marrin formë vetëm nëpërmjet Livrit-it. Livrit është ‘platformë’ që inkurajon çdo të ri t’i shprehë sentimentet e tij/saj në aspekte të ndryshme të jetës. Prandaj, ‘Youth Clubs’, Students Clubs’, ‘Book Clubs’, ‘Film Clubs’ etj, janë një urë e fortë lidhëse që premton një të ardhme më të ndritshme.

PLLAKAT

Muzika është shpirti i të jetuarit dhe Livrit-I është mundësia më e mirë për ta jetuar atë. Duke filluar nga sitari jonë i pllakave të gramofonit të viteve 60-ta e deri te trendet më të reja.

Video

Play Video

Introduction of Livrit Creative Center!

Play Video

Building of Livrit Creative Center!

Play Video

Grand Opening of Livrit Creative Center!

Play Video

Discover Yourself!

Livrit edhe ti

Vullnetar

Dëshironi ta bëni vullnetarizmin një traditë në stilin tuaj të jetesës? Livrit është vendi ku mund të dilni vullnetar, mund të ndani kohën tuaj të çmuar dhe madje të interesoheni për gjëra që nuk i keni ditur kurrë më parë! Ne vlerësojmë qoftë edhe një akt të vogël ndryshimi. Nëpërmjet vullnetarizmit, ne evoluojmë, zhvillohemi dhe transformohemi në individë të përgjegjshëm.

Donatorë

Ju mund të bëheni edhe mbështetësi ynë vullnetar me një donacion që mund të bëni një herë apo më shumë! Çdo sasi e donacionit vlerësohet shumë.

Pjesë e ekipit

Duam që ekipi ynë të rritet! Për këdo që ka një vizion, një ide, një opinion, një dëshirë për ndryshime të vogla e deri në ndryshime në rrënjë – dyert tona do të jenë gjithmonë të hapura.

Na kontaktoni