Vizita e Trupit Koordinues të Qeverisë RS

Aktivistët tonë në hapësirat e Qendrës “Livrit” pritën Delegacionin e Shërbimit të Trupit Koordinues të Qeverisë së RS, me të cilët biseduam për historinë e themelimit të qendrës sonë, rreth aktiviteteve të realizuara deri më tani, si dhe planet dhe bashkëpunimet në të ardhmen. U dakorduam për një bashkëpunim konkret në të ardhmen, si dhe për mbështetjen e të gjitha aktiviteteve tona në fushën e fuqizimit të shoqërisë civile.