Vizita e Ambasadores së Britanisë në Serbi

Sot patëm nderin që të mirëpresim në qendrën tonë Ambasadoren e Britanisë në Serbi, Shkëlqësinë e Saj znj. Sian MacLeod, zyrtarin politik z. Vladan Avramović dhe kryetaren e Komunës së Preshevës, znj. Ardita Sinani.

Shkëlqesisë së Saj i prezantuam idenë e themelimit të Livrit-it, konceptin e organizatës dhe aktivitetin tonë të deritanishëm, ku dhe diskutuam për sfidat kryesore me të cilat ballafaqohemi ne si komunitet.

E impresionuar me energjinë, potencialin dhe kreativitetin e rinisë tonë, kreativitet ky i cili shpërfaqet më së miri në hapësirën e Livrit-it, Ambasadorja MacLeod shprehu vullnetin që të na mbështesë në iniciativat për avancimin e të rinjëve.