Livrit pjesë e Erasmus+ Project në Sarajevë, Bosnje dhe Hercegovinë

Javën e kaluar 24-31 Maj anëtarët e Livrit ishin pjesë e projektit Volunteering Communities Communities 2.0 (VCC 2) në Sarajevë, Bosnjë dhe Herzegovinë. Projekti u organizua nga OJQ Mladi Volonteri – Youth Volunteers dhe është mbështetur nga European Commission përmes Erasmus+. Livrit mori pjesë në projekt falë partneritetit me organizatën Iuventa. Trajnimi u elaborua mbi punën vullnetare dhe rëndësinë e vullnetarizmit. Trajnimi jo vetëm që sqaroi perspektivën e të rinjve për sa i përket vullnetarizmit, por gjithashtu edhe i përvetësoi aftësitë e bashkëpunimit dhe punës në grup. Gjithashtu, në program u bashkangjitën edhe Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Maqedonia e Veriut dhe Romania. Ne do të përpiqemi të implementojmë të gjitha idetë, mendimet, sugjerimet dhe aftësitë e marra në mënyrën më të mirë të mundshme në komunitetin tonë.