Livrit pjesë e Erasmus+ Project në Kiskunfélegyháza, Hungari

Javën e kaluar 16-24 Gusht aktivistët e Livrit ishin pjesë e projektit “Youth Work Must Go On” i mbështetur nga European Commission përmes Erasmus+ në Kiskunfélegyháza,Hungari. Trajnimi u elaborua mbi eksplorimin dhe shpikjen e metodave dhe mjeteve digjitale të punës, në mënyrë që të mbështetet pjesëmarrja dhe aktivizmi i të rinjve me prejardhje të ndryshme kulturore, bazuar në impaktin që ka pasur pandemia COVID-19. Po ashtu morrën pjesë shtetet: Polonia, Italia,Rumania, Estonia, Greqia, Lituania, Britania, Hungaria.