Livrit dhe “Gratë në të Zeza”

Gjatë qëndrimit në Beograd zhvilluam debate, vizita dhe takime produktive.
Përmes debateve politiko-kulturore u avansuan aftësitë tona për të formuar argumente të ekuilubruara, informuara si dhe për përdorimin e të dhënave. Ishim mysafirë të artistes së njohur Goranka Matic në Muzeun e Arteve Bashkëkohore, ku prej së afërmi pamë veprat e saj dhe shumë artistëve të njohur. Vizituam varrezat masive të civilëve shqipëtar në Batajnicë ku ligjëroi avokati Mirko Medinica. Në kuadër të aktiviteteve tona vizituam Atelienë e Bojana Ban dhe Zorica Trifunovic dhe ekspozitën “The Art of Invisible” të artistes Aleksandra Mirimanov.