Desantila Muriqi përfaqësusese e të rinjëve të Kosovës në BE, në Livrit

Me sukses përfundoi edhe një tjetër bashkëpunim i frytshëm rajonal. Desantila Muriqi përfaqësuese e të rinjëve të Kosovës në BE përzgjodhi Livrit-in, gjegjësisht qytetin e Preshevës, të dytin me rradhë pas Prishtinës për të zhvilluar diskutimin mbi ngritjen e vetëdijes kolektive për mbrojten e ambientit.
Në fillim të këtij evenimenti për pjesëmarrësit u shfaq dokumentari “A life on our planet”. Pas shfaqjes së dokumentarit, zhvilluam një workshop ku përmes dizajnit grafik krijuam një fushatë për mbrojtjen e ambientit, e cila ditëve në vazhdim do të publikohet në rrjetet sociale. Në përfundim të ktij aktiviteti të rinjët diskuatuan rreth ruajtjes së ambientit të Preshevës dhe iniciativave që duhen ndërmarrë.
Përmes dokumentarit të shfaqur dhe diskutimeve, shpresojmë qe kemi ndihmuar sado pak në ngritjen e vetëdijes dhe i kemi motivuar ata që të bëhen pjesë e atyre që mbrojnë ambientin dhe e promovojnë atë.