Pas vizitës së parë, të impresionuar nga ideja dhe koncepti mbi të cilin Livriti funksionon, sot patëm kënaqësinë që të mirëpresim përfaqesuesit e Ambasadës Britanike në Beograd, kësaj rradhe bashkë me Shefen e Departamentit Politik, znj. Chantel Care.Në këtë takim, znj. Care mbajti një prezantim të shkurtër mbi jetën e saj, prejardhjen modeste nga një familje e klasës punëtore dhe rrugën drejt punës si diplomate e Mbretërisë së Bashkuar. Pastaj, u njoftuam më shumë rreth bursave “Chevening”, mundësitë dhe përparësitë që ofron kjo bursë dhe menyrën e aplikimit. Gjithashtu, na bënë thirrje që të rinjtë nga Lugina të aplikojnë sa më shumë.
https://www.chevening.org
Për fund, njejtë si herën e kaluar, edhe kësaj rradhe ata kontribuan me një shumë simbolike për qendrën tonë!