Listës sonë të fillimit të bashkëpunimeve dhe vizitave nga organizatat ndërkombëtare dhe rajonale i shtohet edhe një tjetër. Dje patëm privilegjin dhe kënaqësinë të mirëpresim përfaqësuesit e Iniciativës të të Rinjve për Drejtat e Njeriut (YIHR) Ivan Djurić, Jelena Milutinović, Andjela Savić. Gjatë këtij takimi prezantuam punën tonë dhe shfaqëm çështjet me të cilat ballafaqohet komuniteti jonë! E forcuam bashkëpunimin për aktivitetet në të ardhmen dhe u dakorduam që aktivistët tonë të inkuadrohen në projektet që realizohen nga kjo organizatë.
Takimit tonë iu bashkangjit edhe Dražen Zacero nga organizata Inicijativat Qytetare, me të cilën organizatë vetëm se kemi filluar disa aktivitete konkrete.