Në kuadër të vizitës së saj të parë në Luginë të Preshevës, Zv. Kryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës të Republikës së Kosovës, znj. Donika Gërvalla, vizitoi hapësirat e Qendrës Livrit. Aktivistët tanë, së bashku me përfaqësuesit e Zyrës për të Rinj shpalosën brengat e të rinjëve në komunën tonë si dhe u diskutuan mënyrat dhe mundësitë për t’i ndihmuar të rinjtë dhe studentët të cilët studiojnë në Republikën e Kosovës. Me premtimin që do të angazhohet në përmbushjen e tyre, e falënderuam për vizitën me shpresën që do të takohemi në një të ardhme të afërt.