Pas takimit tonë të parë në Beograd, ishte kënaqësi këto ditë të mirëpresim në hapësirat e zyrës sonë organizatën “Gratë në të zeza”, së bashku me 11 aktivistët e saj. Nëpërmjet filmave të shkurtër dhe debateve u njoftuam me kontributin e kësaj organizate gjatë luftërave të viteve 90-ta në Ballkan, ku shumë aktivistë kanë protestuar kundër luftës në Kosovë, Bosnjë dhe Kroaci. Po ashtu, nuk munguan ushtrimet dinamike të interpretuara përmes lojrave dhe bashkëpunimit në grup për bashkëjetesën në diversitet dhe feminizmin.
Gjatë periudhës në vazhdim do t’ju informojmë për bashkëpunimet e planifikuara në të ardhmen.