Vizita e fundvitit në qytetin e Beogradit

Nga data 14 deri më 16 dhjetor, aktivistët e Qendrës “Livrit” ishin në një vizitë tre ditore në Beograd me qëllim të ri-afirmimit dhe thellimit të bashkëpunimit me miqtë dhe partnerët tanë vendor e ndërkombëtar. Gjatë vizitës, “Livrit” u takua me organizata me renome në mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe minoriteteve si YiHR, Žene u Crnom, Gradjanske Inicijative, A11, si dhe me përfaqësues të OSBE-së dhe të Ambasadës së Britanisë së Madhe në Serbi, me të cilët u diskutuan planet dhe projektet për vitin e ardhshëm dhe për mundesitë e bashkëpunimit në mes dy palëve, gjithmonë në të mirë të komunitetit e sidomos rinisë.